Prej disa javësh, Mozzik dhe Loredana janë në qendër të vëmendjes, pasi disa veprime të tyre kanë shtuar dyshimet për një ribashkim.

Ditën e djeshme, Loredana postoi në Instagram një video të makinës Mercedes-Benz të Mozzik.

Por, vetëm pak ditë më parë, ishin pikërisht makinat e tyre që i nxorrën zbuluar, pasi dyshja po udhëtonin me të njëjtën makinë.
Nga fotot dhe videot që ka publikuar herë pas here në rrjetet e tij sociale, mund të dallohet që kjo është makina e reperit, të cilën dikur e përdornin bashkë.


