Ish e dashura e Kanye West , Amber Rose, ka zbuluar në një intervistë arsyen e vërtetë pse reperi i njohur zgjedh t’i veshë partneret e tij me veshje zbuluese. Diskutimi është hapur pas paraqitjes së zhveshur të bashkëshortes së tij, Bianca Censori, teksa ka kaluar në tapetin e kuq Grammy me një fustan tërësisht transparent .

Ish-çifti ishte në një lidhje nga viti 2008 deri në vitin 2010, derisa u ndanë keq.
Modelja 41-vjeçare, e cila më parë e akuzoi West se e quajti atë ” kurvë ” dhe e frikësonte, foli për marrëdhënien e tyre në podcast të Shannon Sharp “Club Shay Shay” .
Në intervistë, Amber u pyet për mënyrën se si vishet Bianca Censori, pyetje të cilës ajo iu përgjigj:
“ Kanye është ai që e vesh kështu, kjo është e sigurt. Ai bëri të njëjtën gjë me mua dhe Kim. Kështu është ai. Ai dëshiron që burrat e tjerë të kenë dëshirë për gruan e tij. Ai e pëlqen këtë. Atij i pëlqen t’i shohë të tjerët duke u pështjelluar mbi partnerin e tij. Ky është fetishi i tij. Ai dëshiron që të gjithë miqtë e tij të duan të kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerin e tij. Ai dëshiron që kur hyn në një dhomë, gruaja e tij të jetë më e dëshirueshmja ”.
Dalja nudo e Bianca Sensorit në Grammy 2025 bëri bujë dhe u diskutua për një kohë të gjatë, si në mediat e huaja ashtu edhe në rrjetet sociale. 30-vjeçarja u shfaq përkrah bashkëshortit të saj, Kanye West, në mbrëmjen e çmimeve, e veshur me një pallto të zezë. Kur çifti mbërriti në vendin ku kishte fotografë, Censory hoqi pallton dhe zbuloi trupin e saj të zhveshur, të cilin po e “mbulonte” me një mini-fustan transparent.
© Panoramaplus.al
