27 Shkurt, 2018

Zbulohen shifrat marramendëse të biletave për koncertin e Dua Lipës


Për momentin ajo është këngëtarja shqiptare më e përmendur në mediat ndërkombëtare.

Ajo është Dua Lipa, e cila kohët e fundit po e merr gjithë vëmendjen e merituar. Me dy çmime të fituara në “Brit Awards”, pas publikimit të “New Rules”, hit i cili po kryeson listat në gjithë botën.

Dua Lipa do të mbajë koncert më 9 Maj, në “Esplanade Theatre”, në Singapor, por çmimet e biletave të këtij koncerti janë marramendëse. Vlerat variojnë nga 100-1000 euro, por në shitjet online këto çmime arrijnë vlerën 1300 euro.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al