29 Gusht, 2023

Zbulohen dy emrat e parë, Edicioni i dytë i “Big Brother VIP” nis me…


Spektakli Big Brother VIP Kosova ishte një risi në edicionin e parë të tij.

Personazhe të shumtë VIP e sfiduan veten në aventurën mbi 100 ditore, duke konkurruar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

E një aventurë e re duket se është gati të rifillojë sërish, me edicionin e dytë që pritet të nisë në muajin tetor.

Burime pranë spektaklit  bëjnë me dije se data e fillimit është përcaktuar të jetë e hëna e 2 tetorit.

Po të njëjtat burime gjithashtu kanë treguar se këtë vit do të futen plot 20 konkurrentë në shtëpi.

Ndërsa dy emrat e parë që po negociohen për të qenë pjesë e spektaklit shumë të ndjekur janë gazetari Valon Syla dhe këngëtarja Arta Kabashi.

I pari njihet si gazetar dhe analist i çështjeve politike. Ai është më shumë i njohur edhe për qëndrimet e tij kontraverse për shqiptarët e diasporës.

Arta ndërkohë është një këngëtare e tregut muzikor shqiptar, e cila nuk ka pasur një karrierë aq të ndezur sa motra e saj Ana (konkurrente e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova).

Kujtojmë se fitues i edicionit të parë u shpall reperi, Stresi me çmimin e madh prej 200 mijë eurosh /Telegrafi

 

 

© Panoramaplus.al