Prej kohësh nuk e kemi parë me një produksion të ri. Zanfina Ismajli është shkëputur nga muzika, ndonëse në rrjetet sociale ajo vijon të jetë shumë e ndjekur.

Këngëtarja sensuale herë pas herë poston fotot e saj, duke ngritur temperaturat në rrjet. E tillë ka qenë edhe poza e fundit, ku Zanfina ka treguar edhe njëherë se është në top formë.
Por përtej pamjes së saj, syrit tonë nuk mund t’i shpëtonte edhe përdorimi i fotoshopit. Nëse e vini re tek të pasmet e saj, foto nuk është edhe aq simetrike, duke zbuluar përdorimin e programit, si duket për ti zmadhuar pak. Komentuesve i ka shpëtuar ky detaj, teksa janë fokusuar vetëm tek poza, duke mos e kuptuar se sensualiteti ishte dhe fal fotoshopit.
© Panoramaplus.al

