Zaimina Vasjari prej pak kohësh i është rikthyer tregut muzikor e duket se aktualisht po përgatit një tjetër surprizë për fansat e saj.

Këngëtarja postoi dje një video në Instastory, ku shfaqej mjaft hot teksa pozonte në një vaskë.

Ajo kishte veshur një body të bardhë dhe taka, ndërkohë flokët e gjatë i kishte lënë të lëshuar e me onde të mëdha.

Bukuroshja zeshkane e kishte kompletuar loo-un edhe me një make up profesional që i theksonte edhe më shumë tiparet.

“Së shpejti…”- shkroi ajo krahas postimit, duke na bërë të dyshojmë se këto pamje janë prapaskenat e xhirimit të klipit të këngës së re.


