27 Janar, 2018

Zaimina Vasjari prezanton partnerin, para se të lindë fëmijën, jeta përrallore e 30-vjeçares me biznesmenin


“Mami & Babi” ishte foto e parë që këngëtarja Zaimina Vasjari ndau me ndjekësit, pak para se të bëhej nënë e vajzës së tyre, Khloe. Super në formë dhe duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, Zaimina shfaqet në këtë foto artistike të Juxhin Kurtit, e përqafuar nga biznesmeni i quajtur Klodian Asllani, partneri i saj prej shumë vitesh.

Edhe pse çifti duket shumë bukur, Zai ka preferuar të bllokojë opsionin e komenteve poshtë fotos në “Instagram”, duke preferuar që kureshtarët vetëm mund t’i shohin, pa qenë e nevojshme të japin ndonjë koment.

Ndërkohë, ajo që mund të shihet është harmonia mes tyre dhe jeta luksoze e artistes 30-vjeçare, në këto foto të shkrepura në shtëpinë e tyre dhe të tjera postime që ajo bën dita-ditës. Luksi dhe shija e hollë e çiftit u vu re dhe pak javë më parë në festën e “baby shower”, që Zaimina organizoi me miqtë dhe mikeshat e saj më të afërta në Tiranë. Pak kohë para shtatzënisë, Zaimina rrëfeu në ekran jetën e saj, jo më si këngëtare, por si biznesmene e dyqanit të saj të fustaneve dhe të një arkitekteje ambicioze.

Në një intervistë për Kelvi Kadillin në “In TV”, Zai, pas pyetjes a do të martohesh, reagoi me kundërpyetje: “Pse, është çudi të martohem unë?”. Duke shtjelluar më tej statusin e saj, Zaimina u shpreh në atë kohë se: “Për momentin, nuk kam plan për martesë”, mendim që ka ndryshuar tashmë pasi në një video të fundit ajo pohoi se kushedi çdo të bëjnë në dasmën e tyre, që paralajmëron ceremoni martesore pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Zaimina e mori propozimin për fejesë dhe unazën ditën e Shën Valentinit, gjatë një udhëtimi romantik në Maldive. Ajo dhe i dashuri i saj kanë nisur historinë e tyre, që kur ishte 17 vjeçe. Vjeshtën e 2016-ës u përfolën për një krisje të marrëdhënies, por mesa duket dashuria e çiftit është aq e fortë sa ata i rezistuan ndarjes vetëm 3 muaj, për t’u rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al