29 Janar, 2018

Zaimina Vasjari bëhet nënë, sjell në jetë Khloe


Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, pasi këngëtarja Zaimina Vasjari ka sjellë në jetë vajzën e saj, Khloe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zaimina nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka publikuar një foto ku shihet edhe dora e vogëlushes.

Gjatë këtyre nëntë muajve, këngëtarja ka postuar vazhdimisht fotografi, duke treguar ecurinë e shtatzënisë. Madje ajo zbuloi për herë të parë edhe partnerin e saj, Klodin.

 

© Panoramaplus.al