1 Qershor, 2018

Zaimina publikon videon e ëmbël të vajzës: Gëzuar 1 qershorin sy kaltra ime


Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka postuar sot në profilin e saj në “Instagram” një video shumë të ëmbël të vajzës së saj, Khloe.

Mamai Zaimina i ka uruar të bijës festën e fëmijëve, 1 Qershorin. Ajo gjithashtu ka uruar të gjithë fëmijët.

“Gëzuar 1 qershorin tënd të parë sy kaltërta ime! Gëzuar edhe të gjithë vogëlusheve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja të lumtura gjithmonë”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim të videos ku Khloe shfaqet me një filtër snapi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al