28 Maj, 2018

Young Zerka zbulon se kush i ka thyer zemrën…


Zerka është një nga artistët e rinj të talentuar i cili ka spikatur për stilin, bashkëpunimet apo edhe për look-un e tij të veçantë. Zhanri të cilin ai e ka më shumë përzemër është muzika reggae.

Ai ka realizuar bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptarë, si: Alban Skënderaj, Ledri Vula, Aurela Gaçe, Ronela Hajati… etj. Sot në “Wake Up” ai na foli për klipin e tij të ri ” Anna”.

“Anna ma ka thyer zemrën, arsyeja që është me dy “N” është se nuk ka Ana në Shqipëri po dhe nëpër botë. Nuk është thjesht dëshira ime, po shumica e fansave tani shtrihen pak dhe jashtë”, tha ai. /tch/

© Panoramaplus.al