Ajo ishte me pushime në Singapor së bashku me të dashurin e saj, Daniel Spiller.

E Danielle Armstrong nuk ka mundur t’i rezistojë edhe një foto të fundit në bikini, përpara se të shkonte në Dubai.

Ish-ylli i “Towie” ka treguar hiret trupore në bikini të gjelbër. Ndërkohë më pas ajo bëri një video ku tregonte hotelin ku ka qëndruar dhe se ishte dita e fundit aty.

“Ndihem se jam gati që të shkoj. Kemi qëndruar në këtë hotel më shumë se një javë. Është shumë nxehtë. Është klima që nuk do të dëshironit që të merrnit rreze dielli”, shprehet 30-vjeçarja.



