19 Maj, 2022

Ylli televiziv “përshëndet” fansat nga pushimet/ Fotot e saj me bikini nuk do t’i lënë shumë vend imagjinatës suaj


Ajo nuk është e panjohur për rrjetin me fotot provokuese.

Kaz Crossley shfaqi edhe njëherë linjat e saj të rrumbullakosura me anë të një postimi në Instagram.

Ish-ylli i Love Island, po shijon pushimet në Meksikë ku nuk harron të “përshëndesë” edhe fansat e saj. Në fotot e publikuara duket Kaz mbi një dërrasë në një lagunë të rrethuar me shkëmbinj.

Ajo kishte zgjedhur të vishte bikini “modeste” në nuancë të verdhë, kafë dhe portokalli. Flokët e saj ishin të lagura pas një zhytje, ndërkohë që duket shumë natyrale dhe bukur në fytyrë.

“Vajza e xhunglës”,- kështu e ka përshkruajtur Crossley veten.

Këto imazhe vijnë pasi Kaz u tregoi fansave të saj me anë të një video po në Instagram duke ushtruar aftësitë e saj në artin marcial në një palestër. Kjo është mënyra si ajo e mban trupin kaq në formë.

© Panoramaplus.al