3 Mars, 2022

Ylli Limani flet për jetën private: Jam i turpshëm, çdo këngë e imja…


Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të suksesshëm. Me këngët e tij ai ka fituar zemrën e të gjithëve, por kryesisht të femrave. Por për herë të parë këngëtari ka zbuluar nëse është dikush që i ka fituar zemrën atij.

Duke e quajtur veten të turpshme, Ylli u shpreh se nuk ka dashur që njerëzit të mendojnë se çdo këngë e tij i dedikohet të dashurës.  “Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time.

Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

© Panoramaplus.al