30 Prill, 2021

Ylli i “TikTok-ut” habit me deklaratën e saj: Jam 27 vjeç dhe nuk kam puthur apo kryer marrëdhënie seksuale me askënd!


Ylli i “TikTok”, Emily Rose, zbuloi këtë javë se ende nuk e ka dhënë puthjen e parë e as nuk ka fjetur me një djalë.

emily rose (3)

27-vjeçarja vendosi të flasë pa doreza në një video të publikuar në rrjetin social, me qëllimin për t’i bërë të gjithë të tjerët si ajo të ndihen pak më mirë, shkruan “The Sun”.

Unë jam 27 vjeç dhe nuk kam dalë kurrë me askënd. Doja të tregoja historinë time, sepse nuk njoh shumë si unë”,- tregoi ajo në video.

emily rose (4)

Emily, e cila ka më shumë se 260,000 ndjekës, tha se ishte frymëzuar për të bërë diçka të tillë nga një tjetër person që kishte bërë të njëjtën gjë në një platformë tjetër.

Kam dëshirë të di më shumë. Pra, nëse ka më shumë burra ose gra që janë afër kësaj moshe si unë. Unë dua t’ju bëj me dije se njerëz si unë ekzistojnë dhe se nuk jemi vetëm!”,- përfundoi duke thënë Emily.

© Panoramaplus.al