2 Dhjetor, 2020

Ylli i televizioneve nuk ndal pozat hot! Pas fotos me bikini, publikon edhe një tjetër topless nga pushimet luksoze


Ajo po vazhdon të shijojë rrezet e diellit në Dubai, pasi mori vendimin për të udhëtuar në Maldive, disa ditë para se të jepej njoftimi për izolimin nga koronavirusi.

georgia harrison (5)

Georgia Harrison vazhdoi të publikojë në rrjete sociale foto hot, pavarësisht kritikave të njerëzve përsa i përket udhëtimit të saj në këtë kohë të vështirë, raporton “Daily Mail”.

georgia harrison (1)

Ylli i “Love Island” dukej e mrekullueshme teksa pozonte me rroba banjo bezhë.

25-vjeçarja tregoi linjat “perfekte”, që i ka arritur edhe me ndihmën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

georgia harrison (7)

Por, duket se kishte edhe një tjetër surprizë për fansat, pasi pak më vonë, publikoi edhe një foto topless, teksa mbante veshur një xhaketë lëkure të zezë.

georgia harrison (4)

Flokët biondë i kishte lënë lëshuar dhe të çrregullta dhe dukej shumë e sigurt teksa pozonte nga dhoma e hotelit ku po qëndron.

georgia harrison (6)

Pas akuzave se ka thyer rregullat e Covid-19, ajo tha se bashkë me nënën e saj kishin kryer testin para se të niseshin në udhëtim dhe kishin rezultuar negative.

© Panoramaplus.al