Modelja e njohur e internetit, Sophie Rain, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj të fundit, ku pretendon se ka fituar mbi 100 milionë dollarë që nga viti 2023, kur nisi të publikojë përmbajtje online.
Në një intervistë për revistën GQ, ajo tregon se të ardhurat e saj vijnë nga abonimet mujore dhe përmbajtje shtesë me pagesë, duke shtuar se disa nga ndjekësit e saj më të mëdhenj kanë shpenzuar deri në 1.4 milionë dollarë.
“Besoj se kjo është një nga arsyet pse jam kaq e ndjekur. Dua të tregoj se mund të jesh pjesë e kësaj industrie pa qenë tepër eksplicite,” është shprehur ajo.
Modelja thekson se përmbajtja që publikon nuk është ekstreme, por përfshin kryesisht foto me bikini dhe materiale të ngjashme, duke synuar të frymëzojë të tjerët që të ndihen të sigurt me veten.
Një tjetër detaj që ka ngjallur interes është fakti se ajo nuk zbulon moshën e saj të vërtetë. Edhe pse në rrjetet sociale figuron si 21 vjeç, Rain pranon se kjo nuk është e saktë dhe se e mban private për arsye sigurie.
Megjithatë, shifrat e përmendura prej saj mbeten të paverifikuara, edhe pse konsiderohen të mundshme duke parë popullaritetin dhe modelin e biznesit në platforma si OnlyFans.
© Panoramaplus.al



