Molly Mae Hague ka mahnitur ndjekësit e saj në instagram me një tjetër foto me bikini, pasi arriti në Maldive për të shijuar disa pushime romantike.

Ylli i “Love Island”, shfaqi linjat e saj seksi e veshur me rroba banjo ngjyrë jeshile, teksa dilte nga uji i kristaltë i ishullit, sipas “The Sun”.

21-vjeçarja tregoi me anë të këtij postimi se tashmë është larguar nga Dubai, ku po ashtu shijoi disa ditë pushimi bashkë me të dashurinë saj, Tommy Fury.

“U zgjova në vendin tim më të preferuar në botë”, shkroi bukuroshja krahas fotos, ku dukej shumë joshëse.

Flokët bjondë të lagur, ylli i televizioneve i kishte hedhur pas.

Ajo kishte përdorur edhe disa aksesorë për të plotësuar look-un, ndërkohë që nuk kishte përdorur make up, duke qëndruar natyrale.

Molly dhe i dashuri i saj 21-vjeçar, kanë treguar se bëjnë një jetë luksoze nga postimet e mahnitshme që bëjnë në rrjete sociale.


