4 Nëntor, 2020

Ylli i kinematografisë kapet mat me një femër, kush është brunja misterioze që e shoqëronte?


Can Yaman është mjaft i komentuar për jetën e tij private, megjithëse mundohet ta mbrojë me fanatizëm.

Aktori i preferuar për vajzat megjithatë nuk i ka shpëtuar dot fotografëve në Ortakoy.

Ylli i kinematografisë turke u kap mat me një femër, të cilën arriti ta fshehë mjaft mirë për të mos iu zbuluar identiteti.

Can Yaman u panikos kur pa paparacët pranë automjetit të tij dhe fshehu vajzën që e shoqëronte brenda makinës.

Raportohet se aktori dhe vajza misterioze kaluan natën duke u argëtuar së bashku në një lokal deri në orët e para të mëngjesit.

Menjëherë pasi pa reporterët, ai u trondit dhe i kërkoi shoferit që të largoheshin.

Aktori është përfolur për një lidhje me kolegen e tij, Demet Ozdemir me të cilën shkëlqeu në filmin “Zogu i Hershëm”.

Të dy i kanë hedhur poshtë thashethemet, duke pranuar se janë vetëm miq të mirë dhe se mbajnë kontakte pas mbarimit të xhirimeve të filmit.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al