12 Korrik, 2019

Ylli i “Instagram”-it publikon foto mbi kalin në ujë, ndjekësit kundër saj: E shkreta kafshë


Influencuesja 20-vjeçare, Kristen Hancher, e ka gjetur veten përballë polemikave nga personat që i duan kafshët, teksa ajo publikoi një fotografi hipur mbi një kalë që ecte në ujë.

Ylli i “Instagram”-it e cila ka 5.8 milionë ndjekës në profilin e saj dhe një milion abonentë në kanalin e “Youtube”-it, bëri një udhëtim në Anguilla kohët e fundit, ku vendosi të bëjë një fotografi mbi kalin që ecte në ujërat e thella.

“Road Old Town” shkruan ajo krahas fotos, e cila shkakori menjëherë reagime negative nga ndjekësit. Këta të fundit pretendonin se po e rrezikonte kalin për fotot e saja.

© Panoramaplus.al