Futbollisti me famë botërore ka zgjedhur të luaj me top, ku në sfond kishte himnin e botërorit “Rusi 2018”, të kënduar nga këngëtarja me origjinë nga Kosova, Era Istrefi dhe dy bashkëpunëtorët e saj, Will Smith e Nicky Jam.

Ka qenë Ronaldinjo, ish-ylli i futbollit brazilian ai që ka filluar të xhonglojë topin, ku në sfond dëgjohej kënga “Live it Up”. Kjo duket në videon e publikuat nga vetë futbollisti në rrjetin e tij social “Instagram”.

Ai duket teksa xhonglon topin në prani të dy bashkëpunëtorëve të Erës, Ronaldinjo nuk ka harruar t’i bëj tag këngëtares nga Kosova, edhe pse ajo nuk ka qenë e pranishme fizikisht në video.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
