Ylli i filmit “Titanik” Leonardo DiCaprio vazhdon të mbetet i paqëndrueshëm përsa i përket jetës sentimentale. Në vitet e fundit” ka ndërruar shumë shpesh femrat me të cilat shoqërohet, duke mos gjetur aspak “qetësi”.
Mediat e huaja shkruajnë se kohët e fundit DiCaprio është parë me një bukuroshe tjetër, që është 23 vjet më e re se ai. Ajo është Camila Morrone është 21 vjeç.

Kjo e fundit ka bërë debutimin e saj si modele në vitin 2017, ndërsa ëndrra e saj është që provojë kinemanë. Ndërkohë aktori “Hollywood”-ian njihet si një “don zhuan” i vërtetë dhe këtë e tregojnë edhe shfaqjet e tij në publik me shumë femra të bukura dhe të njohura.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al

