Jemi ende në stinën e pranverës, por temperaturat e larta na kanë afruar më shpejt verën. E një gjë të tillë na e ka treguar edhe këngëtarja Enca me postimet e saj në “Instagram”.

Ajo ka nisur sezonin e plazhit, ku me publikimet fotove e videove zbulon se po merr ca rreze dielli.

Ndërsa së fundmi ka postuar një video me cigare dhe muzikë latine në sfond, për Encën nuk ka munguar një koment i papritur nga Xum Allushi.

“Enca Emilio Escobar Gaviria”, shkruan Xumi në komentin e tij ndërsa këngëtarja ja ka kthyer me një të qeshur goxha të fuqishme.
Si gjithmonë Xumi nuk i kursen shakatë e tij pikante.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
