Kur Xueli ishte foshnjë, prindërit e saj e braktisën jashtë një jetimore pasi ishte albine. Dhe në Kinë, albinizmi nga disa njerëz shihet si një mallkim.
Gjendja e rrallë gjenetike shkakton mungesë të pigmentit, gjë që e bën lëkurën dhe flokët tek albinët shumë të zbehtë si edhe jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.
Por pamja e saj, e çoi Xueli drejt karrierës së modelimit dhe tani në moshën 16-vjeçare ajo kryeson kopertinën e Vogue, si edhe është sfilatat e stilistëve më të njohur.
Rrëfimi i modeles për jetën e saj
Stafi në jetimore më vuri emrin Xue Li. Xue do të thotë borë dhe Li do të thotë e bukur. U birësova kur isha 3-vjeçe dhe shkova të jetoja me nënën dhe motrën time në Hollandë. Nëna ime më tha se nuk mund të mendonte një emër më të përsorur për mua dhe mendoi se ishte e rëndësishme ta mbaja si referencë për origjinën time kineze.
Në kohën kur linda qeveria kineze mori vendimin që familjet duhet të kishin vetëm 1 fëmijë. Dhe ishit jashtëzakonisht të pafat nëse do të kishit një fëmijë me albinizëm. Disa fëmijë, si unë, u braktisën, të tjerët i mbanin mbyllur ose i lyenin flokët me ngjyrë të zezë.
Por në disa vende në Afrikë, sulmohen, mund tri priten gjymturët ose të vriten. Mjekët përdorin kockat e tyre për të bërë ilaçe pasi njerëzit besojnë se mund të shërojnë sëmundje, por sigurisht që nuk është e vërtetë, këto besime janë thjesht mitë. Jam me fat, që thjesht më braktisën.
Prindërit e mi nuk lanë asnjë informacion në lidhje me mua, kështu që nuk e di se datën kur kam lindur. Rreth një vit më parë, unë bëra një radiografi të dorës për të zbluar sesa vjeçe mund të isha dhe mjekët më thanë rreth 15-të.
Unë u përfshiva në modeling krejt rastësisht në moshën 11-vjeçare. Nëna ime kishte kontakte me një stiliste, me origjinë nga Hong Kong.
Ajo ka një djalë me buzën e çarë dhe vendosi që të krijonte rroba shumë të bukura për të, në mënyrë që njerëzit të mos shikonin gjithmonë në gojën e tij.
Stilistja e quajti fushatën “papërsosmëri të përsosura” dhe më pyeti nëse doja t’i bashkohesha në shfaqjen e saj të modës në Hong Kong. Kjo ishte një përvojë e mahnitshme.
Pas kësaj, pata disa ftesa për të bërë sete fotografike, mes tyre edhe nga Brock Elbank në Londër.
Ai publikoi portretin tim në Instagram dhe agjencia e modelimit Zebedee Talent më kontaktoi dhe më pyeti nëse doja të bashkohesha me ta në misionin e tyre për të përfaqësuar personat me aftësi të kufizuara në industrinë e modës.
Një nga fotot e mia të realizuara nga Brock u shfaq në revistën e Vogue Italia në qershor 2019 me Lana del Rey në kopertinë.
Në atë kohë, nuk e dija se çfarë reviste rëndësishme ishte dhe më duhej pak kohë për të kuptuar pse njerëzit u entuziazmuan kaq shumë për të.
Në modelimin, të dukesh ndryshe është një bekim jo një mallkim dhe është një platformë ku më jepet mundësia për të rritur ndërgjegjësimin për albinizmin.
Fushata e Kurt Geiger është një shembull vërtet i shkëlqyeshëm se si më lejuan të tregoj ndryshimin tim.
Ata më lejuan të realizoja vetë foto së bashku me motrën time, për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Kjo më jepte mundësinëtë shprehesha në çfarëdo mënyre që dëshiroja dhe jam vërtet krenare për rezultatet.
Modelet me albinizëm shpesh stereotipizohen për të përshkruar engjëj ose fantazma dhe kjo më trishton. Sidomos sepse përjetëson ato besime që rrezikojnë jetën e fëmijëve me albinizëm në vende të tilla si Tanzania dhe Malawi.
© Panoramaplus.al






