12 Qershor, 2025

Xhirimet e skenave +18, rrëfehet Sydney Sweeney: Më rrisin vetëbesimin


Aktorja e njohur Sydney Sweeney, e cila u bë e famshme me rolin e Cassie Howard në serialin “Euphoria”, ka treguar se ky rol jo vetëm i hapi shumë dyer në karrierë, por ndikoi thellë edhe në zhvillimin e saj personal.

Në një intervistë për revistën W, Sweeney u shpreh se skenat e shumta nudo në serial nuk kanë qenë aspak të vështira për të. “Mendoj se fitova shumë vetëbesim dhe vetëdije duke luajtur Cassie-n. Trupi femëror është një gjë shumë e fuqishme”, tha ajo.

Aktorja, e cila ka shkëlqyer më pas në projekte si “Anything But You”, “Immaculate” dhe “The White Lotus”, ka folur më parë edhe për perceptimin publik që krijohet ndaj aktorëve që xhirojnë skena intime.

“Nuk kam problem me ato skena dhe nuk do të ndalem së xhiruari. Por do të doja që publiku të kishte më shumë kuptueshmëri dhe të dallonte personazhin nga aktori në jetën reale,” tha ajo për ‘The Hollywood Reporter’.

Sweeney po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në Hollywood, duke sjellë rolet e saj me ndjeshmëri, guxim dhe autenticitet.

 

© Panoramaplus.al