12 Korrik, 2019

Xhihani i “Fate të kryqëzuara” ndodhet në Kosovë, ja ku do ta shihni së shpejti (VIDEO)


Erkan Pettekaya është aktori i famshëm turk, i cili në vendin tonë u bë i njohur me rolin si Xhihani në serialin “Fate të kryqëzuara”. Që pas transmetimit të kësaj telenovele, Erkanit iu rritën ndjeshëm fansat në Shqipëri.

Pak ditë më parë, aktori ka mbërritur në Kosovë, pasi do të jetë i ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, i cili nis transmetimin ditën e sotme në “Klan Kosova”.


Gjatë qëndrimit në Kosovë, fansat kanë arritur që ta filmojnë Pettekaya-n në Prishtinë, teksa endej në rrugë duke folur në telefon dhe më pas futet në ambientin e një ndërtese.

 

View this post on Instagram

 

#kosova #balkans @lindaimami @hairdesignbyataofficial #vurgun #set @vurgun_dizi

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on


Ndërkohë kujtojmë se Erkan ka qenë edhe më parë në Kosovë, në janar të këtij viti. Mesa duket që atëherë, aktori turk ka nisur xhirimet për emisionin ku do të jetë i ftuar së fundmi.

© Panoramaplus.al