6 Korrik, 2018

Xhesika Berberi sapo shprehu një dëshirë, do një fëmijë (FOTO)


Modelja e njohur Xhesika Berberi, e cila shpeshherë konsiderohet si Gigi Hadid shqiptare për ngjashmërinë që kanë, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga përditshmëria e saj.

Së fundmi modelja ka bërë shumë postime në llogarinë e saj në “Instagram” dhe shkak për këtë janë bërë një sërë ngjarjesh, duke filluar që nga festa e beqarisë dhe dasma e Afërdita Dreshajt, e më pas ditëlindja e saj, të cilat u komentuan shumë nga mediat online.

Por tani Xhesika, ka postuar një foto e cila me siguri do të komentohet shumë nga fansat e saj. “Dua një bebe”, ka shkruar modelja si mbishkrim të një fotoje që ka postuar së fundmi në “Instastory”.

Por një pikëpyetje kemi ne, kush do jetë i dashuri i modeles sepse ajo akoma nuk ka treguar asgjë lidhur më këtë çështje?

Panorama Plus

© Panoramaplus.al