11 Qershor, 2018

Xhesika Berberi gocë për shtëpi, gatuan hallvë dhe bën punë shtëpie në Bahamas (Foto)


Një nga modelet më të njohura dhe të bukura shqiptare, Xhesika Berberi na ka surprizuar me një tjetër talent të sajin.

Modelja ka publikuar në rrjetin e saj social “Instagram” disa momente ku është duke gatuar dhe u kujdesur për ambientin në të cilin jeton. Për momentin ajo ndodhet në Bahamas, ku po punon për një tjetër projekt. Xhesika na ka surprizuar teksa tregon se di të gatuaj hallvë, ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, por edhe pasta italiane.

Në fakt është për tu habitur se një modele kaq e njohur si Xhesika i kushton vëmendje edhe një ana tjetër, përveç se asaj profesionale. Tani më modelja e ka treguar se është njësoj si çdo vajzë tjetër shqiptare, që përveç se punon duhet të bëjë edhe punë shtëpie.

Panorama Plus  

© Panoramaplus.al