18 Maj, 2018

Xhensila poston foto me barkun e rrumbullakosur, ja sa e ëmbël duket këngëtarja


Pak muaj më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku dhanë lajmin e bukur për të gjithë fansat e tyre, duke u treguar se ata do të bëhen prindër për herë të parë.

E teksa mediat shkruanin rreth shtatzënisë së këngëtares, çifti i mohonte këto fjalë. Por më pas, nëpërmjet fotove në rrjetin social “Instagram”, Besi e Xhensila zbuluan se kjo e fundit është në pritje të ëmbël.

E kur ishte e ftuar në emisionin në ‘Në kurthin e Piter Pan’, ajo zbuloi se së shpejti ata do të bëhen me një vajzë. Shpesh herë këngëtarja është aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku  ka shpërndarë foto të ndryshme ku tregon se si po e kalon këtë periudhë.

Këtë gjë e ka bërë edhe sot, ku ka publikuar dy foto shumë të ëmbla, ku këngëtarja e dashur për publikun shqiptar shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë portokalli dhe dallohet qartë që barku i saj është rritur edhe më shumë. Siç dihet ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe  pritet që shumë shpejt të mbaj në krahë vogëlushen e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al