Xhensila Pere, e cila këtë sezon ka qenë opinioniste e “ Love Story Talk” ka vendosur që të ndjekë rrugën ligjore pas debateve që ka pasur me Robert Aliajn, po ashtu opinionist në këtë program. Kështu ditën e sotme ajo tregoi se e ka paditur atë për fyerje.

“Nuk e di këtij zotërisë në çfarë roli duhet t’i drejtohem, sepse nuk e di ai zotëria në çfarë roli ndodhet këtu. Në rolin e babait, opinionistit, apo gjykatësit? Sa i përket fyerjeve non stop që kanë nisur me një status dhe përfundojnë me këtë deklaratë shumë të shëmtuar dhe nuk e kuptoj se ku do të ulet më shumë ai zotëri, unë nuk e kam fuqinë për ta bërë, kështu që ua kam kaluar organeve kompetente të cilët falë zotit në 2022 kemi ligje që mbrojnë kur një personazh publik fyhet dhe denigrohet figura e saj publikisht. Sot e kam me figurë dhe me emër e mbiemër që dikush më ofendon dhe cënon”, tha Xhensila.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Roberti foli për të shkuarën e Xhensilës duke u shprehur se nuk do e donte në jetën e tij.
“Pastaj edhe kur e them tronditem nga ajo që ndodhi me ngjarjen me Xhensilën. U largova, por do ta them Alketa, u largova sepse kishte shumë gjëra që mund të thoja tronditëse fare që njerëzit i dinë. Boll të shtypësh emrat në internet. Unë si prind të kem përballë një femër që ka një të kaluar të tillë nuk do e doja në jetën time. Nuk desha ta ul veten në atë nivel dhe u largova. U largova për të mos shkuar më poshtë. Nuk më vjen mirë fare që vihem përballë njerëzve që ndoshta nuk do ishin në televizion sot”, tha Roberti.
Lidhur me këtë deklaratë Xhendila tha ditën e sotme se ai nuk ka të drejtë ta gjykojë për jetën e saj personale.“Nëse televizioni ka të bëjë me fyerje, denigrime, me një fjalor banal, me cënim të një dinjiteti të një vajze, Po Robert Aliaj unë nuk jam për televizion nëse ky është televizioni”, u shpreh ajo.
Para një jave ata u përballën live në spektakël pas një statusi që Roberti kishte bërë në Instagram për një koment të sajin mbi djalin e tij, Kristin, i cili është një nga konkurrentët e “Love story”. Në një prej puntatave, Xhensila komentoi pavendosmërinë e Kristit për të zgjedhur një vajzë në këto 4 muaj. Nga kjo, Roberti mori shkas dhe shkroi një status duke iu referuar Xhensilës dhe statusit të saj.
“Love Story mos e bëni zyrë sekserësh, as moralizuesish provincialë. Nuk ka si mos të jetë nivel mediokër kur japin opinione individë të dështuar në jetën e tyre, habitet Xhensila me Kristin që në katër muaj nuk po vendos dot dhe harron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj, familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japë leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”,- ishte statusi i Robertit.
Megjithatë, Roberti nuk deshi të përballej me Xhensilën. Siç tha ai, tashmë niveli i debatit ishte ulur tepër, ndaj edhe zgjodhi ta lërë studion dhe të largohet.
© Panoramaplus.al
