Edhe pse në muajin e fundit të shtatzënisë, Xhensila Myrtezaj nuk e ka ndermend t’i mungojë publikut dhe fansave të saj këtë verë. Pak orë më parë këngëtarja ka bërë publik projektin më të ri, që do ta sjellë me një ndër këngëtarët më të suksesshëm në diasporë, por edhe në Gjermani.

Këtë radhë Xhensila ka vendosur të bashkëpunojë me Ardian Bujupin, një nga zërat mashkullor më të veçantë. Projekti është paralajmëruar nga të dy këngëtarët në rrjetin sociale “Instagram”, ku të dy si Xhensila dhe Ardiani duken mjaft entuziastë për këngën që pritet të dali së shpejti, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me një klip.

Ende nuk ka detaje në lidhje me titullin e këngës apo se kur do të lancohet, por nga posteri i publikuar nga këngëtarët, duket se xhirimet e klipit janë realizuar kohë më parë. Ajo që është e sigurt, është se ky bashkëpunim do të mirëpritet nga publiku, e sigurisht do të jetë një nga hitet e kësaj vere.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
