Në datën 12 korrik, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën së bashku me Bes Kallakun e quajtën Ajka.

Që pas ardhjes në jetë të vogëlueshes, këngëtarja ka qenë e shkëputur nga rrjetet sociale. Por ditën e sotme ajo ka mahnitur ndjekësit e saj teksa ka publikuar një foto, ku shfaqet mjaft e kuruar.

E ulur në një makinë, Xhensila shkëlqen teksa shihet qartë që mëmësia i ka dhënë një nurë shumë të bukur.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
