Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja e njohur është surprizuar që në orët e para të mëngjesit.

Mirëpo nuk ak qenë bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, ai që e ka surprizuar para të gjithëve. Në fakt, Xhensila ka marrë një buqetë të madhe me lule, në të cilën kishte edhe një shënim.

“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhej krahas dhuratës.

Në këtë 28-vjetor sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe një surprizë nga aktori i humorit.

Besi i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

Madje, ajo zbuloi edhe një detaj. Tek tullumbacet, Besi ka shkruar edhe urimin e tij për gjysmën më të mirë të jetës së tij.

“Edhe 100 danoçja ime”, shkruhej me shkronja në ngjyrë gold tek tullumbaci.
Ndërkohë, aktori ka publikuar një foto në Instagramin e tij, ku shihet i përqafuar me Xhensilën, krahas së cilës shkruan:

“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj ‘lokja zemres’“.

Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë dhe kolegët, disa nga të cilat i ka ndarë me ndjekësit në Instastory.

Xhensila dhe Besi janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Pak kohë më parë, Xhensila u përfol për një shtatzëni të dytë, por të gjitha aludimet u hodhën poshtë dhe artistja vazhdon të jetë në super formë, me linja trupore perfekte për shkak të stërvitjes në palestër dhe kujdesit që tregon me ushqimin.


