Dasma e tyre mund të themi se ishte aq madhështore dhe e bukur saqë u komentua dhe u përfol për ditë me radhë për organizmin, protagonizmin e çiftit si edhe të gjitha detajet e tjera.

Pas dasme , muaji i mjaltit dhe pastaj kthimi në Shqipëri, gjithë kjo ka qenë një periudhë e mbushur plot me ditë feste e gëzimi për çiftin e njohur Xhensila dhe Bes Kallaku.

Në profilet e Xhensilës dhe Besit nuk mund të shikohej gjë tjetër veç fotove nga dasma dhe vendeve që vizituan gjatë muajit të mjaltit, aq sa edhe Besi në një intervistë pas dasme u shpreh se kudo ku hap rrjetet sociale i del fytyra e tij.

Por me sa duket Xhensila ka preferuar të ‘ndërrojë faqe’ dhe të zbresinn ë të përditshme. Me një stil klasik, ajo na sjell disa foto mjaft të bukura që kanë brenda edhe atmosferën e vjeshtës. ‘’E dashuroj natyrën’ shkruan Xhensila në njërën nga diçiturat e fotos.
© Panoramaplus.al

