Një muaj më parë, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo lindi një vajzë, të cilën së bashkume bashkëshortin e saj, Bes Kallakun, vendosën ta pagëzonin me emrin Ajka.

Pas lindjes, Xhensila ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në look. Mesa duket, ajo ka vendosur të heqë dorë nga ngjyra e zezë për flokët dhe e ka hapur nuancën e saj në gështenjë.

Ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” e kanë pritur mirë këtë ndryshim të këngëtares, të cilët e kanë komplimetuar për pamjen e re.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
