18 Shtator, 2017

Xhensila dhe Besi nuk ndalen, pushimet e tyre kanë një destinacion të dytë


Në qoftë se keni menduar se pushimet e çiftit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë mbaruar , e keni shumë gabim.

Çifti i njohur pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë para disa javësh , përfunduan muajin e tyre të mjaltit në Maldive, gjatë të cilave sikundër na njohën nga fotot e tyre në Instagram, kaluan momente të hareshme dhe me aventurë  .

Pas Maldiveve  ata kanë zgjedhur të shkojnë në një vend tjetër piktores siç është Dubai.

Ka qenë pikërisht Xhensila, e cila ka dhënë lajmin duke postuar dhe fotot nga resorti super luksoz ku çifti ka vendosur te qëndrojë.

 

 

© Panoramaplus.al