Xheni dhe Benardi kanë qenë çifti më i komentuar i “Big Brother” kohët e fundit pas ndarjes së tyre. Mbrëmë Xheni ishte e ftuar në “Oktapod”, ku është shprehur publikisht se me Benardin do donte të rikthehej.
“E kam menduar të rikthehem. Do ja lej kohës. Nëse dy persona janë destinuar për të qenë bashkë, do lidhen prapë”, tha Xheni.
Pasi Turjan Hyska i tha se sheh pasion te lidhja e tyre, Xheni u përgjigj: “Po ku gjendet Benard tjetër njëherë”.
Pse kaq i mirë është Benardi e pyeti Turi. “Po është i mirë. Ai nuk më ka tradhtuar kurrë”, u shpreh Xheni.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
