Pesë muaj pasi nisën bashkëjetesën në Tiranë, një nga lajmet më të bujshme të tetorit ishte pa dyshim ai i ndarjes së çiftit më të pëlqyer të “Big Brother 9”, 22- vjeçarëve Xheni dhe Benardi.Por pas ndarjes së shumëpërfolur duket se Xheni nuk mund të qëndrojë pa thumbuar ish partnerin e saj.

Një postim i saj i fundit në Instagram ku mban një kuti me kos frutash në dorë për t’ia dhënë duket si veprim që do të tërheq vëmendjen e Bernardit. Kujtojmë këtu se teksa ishte pjesë e show-t, Benardi ngado që vinte e kishte kosin me vete. Nëse i thoshe do kos ishte i pari që e merrte, madje merrte dhe racionin e banorëve të tjerë.

© Panoramaplus.al

