26 Korrik, 2018

Xhemi tregon të pathënat e shoqërisë me Arbana Osmanin: Zihemi, por…


Dy moderatoret e njohura dhe të dashura për publikun shqiptar, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, që në fillimet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe komentohen gjatë në media.

Madje prej vitesh ata janë edhe dy mikesha shumë të mira dhe të pandara nga njëra-tjetrën. Arbana e Xhemi e kanë treguar gjithmonë sesa e duan njëra-tjetrën, por së fundmi kanë zbuluar edhe zënkat e tyre.

Xhemi ka qenë e ftuar në “Pushime on Top”, ku në lidhje me Arbanën ka thënë se edhe ato zihen shpesh, por nuk i mbajnë dot mëri njëra-tjetrës.

“Edhe ne zihemi, por kurrë nuk mbajmë mëri. Maksimumi na zgjat dy orë”, ka thënë Xhemi. Madje nëse nuk takohemi ja ndjejmë shumë mungesën njëra-tjetrës”, ka shtuar Shehu duke shtuar se mezi pret ta takojë Arbanën dhe të kalojnë pushimet bashkë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al