Moderatorja e njohur Xhemi Shehu, është një figurë shumë e dashur e ekranit. Mbrëmjen e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen dhe nuk kanë munguar surprizat nga miqtë e saj më të ngushtë. Me fishekzjarrë dhe me kërcim Xhemi ka pritur ditëlindjen me dy nga miqtë më të afërt, sikundër janë Arbana Osmanin dhe Eno Popi.

Arbana ka publikuar një video në Instagramin e saj ku duket Xhemi duke vallëzuar me Enon. Bashkëngjitur me videon Arbana shkruan: “Duke kërcyer me yllin tonë. Gëzuar ditëlindjen Xhemi. Ne të duam!’’
© Panoramaplus.al

