30 Maj, 2025

Xheloz ai për Vesa Lumën apo këngëtarja për atë? Rrëfehet Big Basta, të pathënat e çiftit


Një nga konkurrentët e Ferma VIP, Big Basta ka zbuluar një detaj interesant nga marrëdhënia e tij me partneren, këngëtaren Vesa Luma.

Teksa ka qenë duke biseduar me Nennën, ai është pyetur nga fermerja nëse është xheloz ai ndaj Vesës apo Vesa ndaj tij.

“Jo aspak. As Vesa nuk është shumë. Kemi besim tek njëri-tjetri dhe kjo është gjë shumë e mirë,” u shpreh reperi.

Ndër të tjera Big Basta renditi disa nga arsyet se përse meshkujt xhelozojnë në përgjithësi.

“Çfarë mendoni për meshkujt që janë shumë xheloz, që nuk e lejon femrën për shumë gjëra, që nuk e lënë të dalë me shoqet, të shkojë në pushime me shoqet, të dali në party me shoqet. Çfarë mendoni për këta meshkuj?” e pyeti Nenna reperin, me këtë të fundit i cili u përgjigj: “Është pjesë e karakterit, por mendoj që këta meshkuj kanë pasur probleme të mëparshme, si mund të kenë përjetuar tradhtine, ose kanë dëgjuar nga miqtë e tyre histori të ngjashme. Mashkulli është shumë i ndjeshëm, duke e miksuar me egon e tij nuk do të dështojë në jetë.”

Vetëm pak ditë më parë Vesa Luma bëri një surprizë mjaft romantike partnerit të saj Big Bastës, teksa e vizitoi në Ferma VIP.

Gjatë prime-t, ishte vetë reperi i cili i kërkoi moderatores t’i bënte një urim bashkëshortes me rastin e ditëlindjes pa e ditur çfarë e priste.

Në këtë urim u bashkuan edhe konkurrentët e tjerë të cilët i kënduan nga kamerat Vesës këngën: “Shumë urime për ty”.

Pas kësaj, Big Basta i këndoi edhe një këngë partnere të cilës ja dedikonte për ditëlindje e cila pasoi me një urim mjaft të veçantë.

“Jam lumturimisht i dashuruar, i martuar, babai i një fëmije të mrekullueshëm, me femrën më të bukur në botë që është Vesa Luma. E dua shumë, jam më i lumturi në botë,” u shpreh ai teksa pas tij u shfaq këngëtarja duke e befasuar më prezencën e saj.

Përqafime, puthje dhe momente emocionuese u panë nga dyshja, e cila transmetonin energji mjaft positive se bashku.

Kujtojmë që prej më shumë se 1 muaj u aludua se çifti kishin probleme në martesën e tyre pasi thuhej se Vesa nuk ishte dakord me vendimin e reperit për të hyrë në Ferma Vip, mirëpo vetëm pak ditë më parë ajo hodhi poshtë çdo dyshim teksa me anë të një postimi shpreh se:

“Një nga arsyet pse @bigbastazone eshte bere pjese e Reality Show Ferma Vip, (dhe shtysën me te madhe e ka pasur nga unë) është te jap një shembull ndryshe, te jap një fije shprese qe ka dhe artist te civilizuar me edukate e me kulture. Artist qe ska nevojë ti kene frike te gjithë pse ngre zërin, por t’i jap shembull djalit te tij qe ofendimet luftohen me qetësi dhe intelegjence. I vetmi repist social dhe njeriu me i drejte e me këmbë ne toke qe kam njohur,” shkroi ajo.

© Panoramaplus.al