16 Prill, 2023

Wow! Zbulohet sa ka kushtuar targa e personalizuar e makinës së Noizyt


Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka treguar së fundmi se sa ka kushtuar targa që reperi  Rigels Rajku apo ndryshe i njohur me emrin artistik Noizy ka blerë për një ndër makinat e tij luksoze.

Teska ishte i ftuar në emisionin “Good morning Albanians” , Gonxhja zbuloi:

“Kjo targë që ka marrë dhe këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra”, tha ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se të tilla targa mund të mbarten nga mjeti në mjet, me kriterin që mjeti tjetër të jetë më i shtrenjtë se i pari.

© Panoramaplus.al