Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk e fshehin më dashurinë për njëri-tjetrin.
Moderatorja dhe aktori i njohur i humorit kanë bërë publike lidhjen edhe në rrjetet sociale, ku nuk munguan as fjalët e ëmbla.
Donald Veshaj i bëri një dhuratë të veçantë partneres së tij dhe vendosi ta ndajë me ndjekësit në Instagram.
Aktori vizatoi portretin e saj në një tablo dhe gjithë procesin e realizimit të projektit e filmoi në një video.
“Për të Bora Zemani ❤️”- shkroi ai, krahas videos.
Ndërsa moderatorja i shprehu dashurinë hapur duke komentuar: “Të dua.”
“Unë më shuuumë?”– iu përgjigj Donald Veshaj, partneres.
Pak ditë më parë, Bora Zemani publikoi një video nga ambientet e dekoruara të shtëpisë së saj teksa “luante” me aktorin e humorit.
Çifti u përfolën për ndarje, por duke se kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje dhe janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al





