25 Dhjetor, 2023

William dhe Kate publikojnë imazhin bardhë e zi të tre fëmijëve të tyre për Krishtlindje


Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar një foto të re të fëmijëve të tyre Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis, si kartolinë për Krishtlindjet.

Capture

Në foton bardh e zi, e cila është realizuar nga Josh Shinner, fëmijët shihen të ulur në një stol prej druri.

Shinner mori gjithashtu imazhin e përdorur në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes këtë vit.

Çifti ka postuar foton në rrjetet sociale, duke shkruar “U uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet, nga familja jonë tek e juaja! W&C”.

Në kartolinës së Krishtlindjes , të publikuar në fillim të këtij muaji, familja u pa së bashku në një tjetër foto bardh e zi me Princeshë Charlotte të ulur në një karrige.

Të gjithë kishin veshur këmisha të bardha, me Catherine, Princeshën e Uellsit dhe vajzën Charlotte, tetë vjeç, të veshur me xhinse, ndërsa Princi i Uellsit kishte veshur pantallona të zeza së bashku me djalin Princ George, 10 vjeç dhe Princin Louis, pesë vjeç, i cili ishte me pantallona të shkurtra.

Në foton që çifti shpërndau në ditën e Krishtlindjes, tre fëmijët duket se kanë veshur të njëjtat rroba dhe këpucë si në imazhin e katolinës së Krishtlindjes.

© Panoramaplus.al