14 Maj, 2019

“Whatsapp” sulmohet nga hakerat, kompania u bën apel përdoruesve si të mbrohen


Hakerat kanë arritur që të instalojnë në distancë një softuer mbikëqyrjeje në telefona dhe pajisje të tjera, duke e bërë kështu “Whatsapp” shumë të cenueshëm.

“Whatsapp” ka zbuluar se sulmi kishte në shënjestër një “numër të zgjedhur” të përdoruesve dhe ishte orkestruar nga “një aktor i avancuar kibernetik”.

Ndërkohë sipas një raporti në “Financial Times”, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë “NSO Group”.

Sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group, sipas një raporti në Financial Times. “Whatsapp” u bëri thirrje një ditë më parë 1.5 milionë përdoruesve të tij që të përditësojnë aplikacionet e tyre si masë paraprake.

“Facebook” zbuloi sulmin në “Whatsapp” së pari në fillim të këtij muaji.

© Panoramaplus.al