9 Shkurt, 2018

Wanda Nara shpërthen me fotot sensuale, por bashkëshorti futbollist e “injoron”


Çdo gjë që ndodh mes futbollistit Mauro Icardi dhe bashkëshortes së tij, Wanda Narës, shkakton gjithmonë thashetheme.

Wanda është shumë aktive në rrjetet sociale, e pikërisht këto të fundit janë bërë protagoniste e një “sherri”.

Icardi nuk e ndjek më bashkëshorten e tij! Thuhet se shkak është xhelozia, por ata më të djallëzuarit thonë se është thjesht një inskenim për të detyruar njerëzit dhe mediat të flasin më shumë për të, ose për t’i dhënë më shumë famë bukuroshes argjentinase.

Pavarësisht thashethemeve për mosmarrëveshje mes çiftit, Wanda Nara vazhdon të publikojë fotografi shumë sensuale. Por edhe pse shumë epshndjellëse, Mauro vazhdon ta “injorojë”…

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al