Ozzy Osbourne vdiq nga një atak në zemër dhe vuante nga sëmundje e arteries koronare, përveç sëmundjes së Parkinsonit, për vite me radhë, thuhet në certifikatën e tij të vdekjes.

Këngëtari vuante nga sëmundja e arteries koronare, si dhe nga sëmundja e Parkinsonit, sipas certifikatës së paraqitur në një zyrë regjistrimi në Londër.
Legjenda e rock-ut vdiq më 22 korrik në moshën 76-vjeçare. Dokumenti u dorëzua nga vajza e Osbourne, Aimée Osbourne, raportoi New York Times.
Këngëtari vdiq nga “(a) Arrest kardiak jashtë spitalit (b) Infarkt akut miokardi (c) Sëmundje e arteries koronare dhe sëmundje e Parkinsonit”, thuhet në certifikatë.
Osbourne zbuloi në vitin 2020 se vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Teksa njoftuan vdekjen e tij, familjarët kërkuan privatësi duke shtuar se pranë tij ishin të afërmit kur ndërroi jetë.
Legjenda e rock realizoi shfaqjen e tij të fundit para fansave vetëm disa javë para vdekjes së tij, ndërsa admiruesit panë ikonën e heavy metal-it të performonte i ulur në një fron të zi.
“Nuk di çfarë të them, kam qenë i shtrirë për rreth gjashtë vjet. Nuk keni idenë se si ndihem, faleminderit nga thellësia e zemrës sime”, tha Osbourne gjatë performancës së tij. “Jeni të gjithë… të veçantë.”
© Panoramaplus.al
