4 Mars, 2025

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktorja e njohur! Dedikimi prekës i miqve të saj: Bota do të jetë një vend i shurdhër pa ty


Aktorja dhe moderatorja Kathryn Apanowicz është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare pasi thuhet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rënd.

Sipas DailyMail, Katheryn ishte partnerja e ish-moderatorit të Countdown, Richard Whiteley.

Vdekja e aktores u njofua të hënën (3 mars) teksa një mikeshë e saj dha lajmin me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

U ribashkua me Richardin e saj të dashur,” shkroi Christa Ackroyd teksa shtoi se: “Do me mungosh shumë mikesha ime. Çfarë aventurash patëm. Bota do të jetë gjithmonë një vend më i shurdhër pa ty.”

Kathryn dhe Richard ishin në një lidhje nga viti 1994 deri në vitin 2005, pasi ky i fundit u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare nga problemet e zemrës.

Kathryn e filloi karrierën e saj televizive si një interpretuese fëmijë në Junior Show Time të Televizionit Yorkshire dhe në filmin Bugsy Malone.

Gjatë gjithë karrierës së saj ajo luajti në programin e BBC-së Angels, ku luajti Nurse Rose Butchins, përpara se të shfaqej shumë në telenovela, duke përfshirë EastEnders, Emmerdale dhe Coronation Street.

Në EastEnders ajo luajti Magda Czajkowski. Ajo u shfaq në Emmerdale në 1972 dhe Corrie në 1960, dhe përsëri në 1997.

Më vonë ajo prezantoi në BBC Radio Leeds dhe BBC Radio York. Ajo gjithashtu shkroi një libër pas vdekjes së Richard, të titulluar Richard nga Kathryn: The Life of Richard Whiteley.

 

© Panoramaplus.al