25 Shkurt, 2025

Vuante nga kanceri, shuhet në moshën 73-vjeçare kompozitori i famshëm


Kantautori i famshëm, Chris Jasper ka vdekur në moshën 73-vjeçare si pasojë e një kanceri të cilin e kishte zbuluar në dhjetor të 2024.

Lajmin e trishtë e zbuloi familja e tij me anë të një postimin në rrjetet sociale, më 23 shkurt, shkruan Daily Mail.

Jasper, i cili iu bashkua Isley Brothers në vitin 1973, e transformoi grupin nga një treshe vokale në një grup R&B me gjashtë anëtarë.

Grupi i cili u themelua në mesin e viteve 1950, u bë një grup i plotë me Jasperin në tastierë.

Chris, i cili kishte rregjistruar herë pas here pjesë instrumentale në meloditë e mëparshme të Isley Brother, u bë kompozitor i gjithë grupit dhe një anëtar zyrtar i tij.

Ai vlerësohet se ka ndihmuar në shkrimin e shumicës së hiteve të grupit nga vitet ’70 dhe ’80, duke përfshirë Fight The Power, The Pride dhe Footsteps in the Dark, të cilat janë testuar shumë here.

Jasper, i cili studioi muzikë klasike si fëmijë, u rrit në Cincinnati dhe më vonë u transferua në New York City për të studiuar kompozim në Shkollën e Muzikës Juilliard, përpara se të kalonte në CË Post, Universiteti Long Island, ku studioi xhaz me pianistin e nderuar Billy Taylor.

Ai kishte një lidhje të përjetshme me Isleys, pasi familja e tij jetonte në të njëjtin kompleks apartamentesh në Cincinnati.

Si adoleshent, Jasper formoi një treshe me Isleys më të rinj, Ernie dhe Marvin.

© Panoramaplus.al