Disfunksioni erektil lidhet me problemet e shëndetit seksual dhe shpesh është simptomë e sëmundjeve të zakonshme si diabeti e sëmundjet e zemrës.

Pra, për këdo që vuan nga çrregullimi dhe s’dëshiron të përdorë pilula, mund të rikthejnë ereksionin si një alternativë… por duhet të djersiten pak më shumë.
Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Sexual Medicine, 30 minuta ushtrime aerobike tri herë në javë mund të sigurojnë rezultate pozitive të krahasueshme me ato të ilaçeve farmaceutike.
Aktivitete dhe ushtrime të tilla si ecja ose çiklizmi rezultuan të jenë aleatë të funksionit erektil pavarësisht nga faktorë të tillë si pesha trupore, shëndeti i përgjithshëm ose trajtimet e mundshme me ilaçe.
Shpjegimi qëndron në lidhjen midis funksionit erektil dhe shëndetit kardiovaskular.
Mosfunksionimi erektil shpesh i atribuohet faktorëve që çojnë në sëmundjet kardiovaskulare, të tilla si inflamacioni, ngushtimi i arterieve (mosfunksionimi endotelial) dhe ateroskleroza .
© Panoramaplus.al
