24 Mars, 2021

Vuan nga një sëmundje e rrallë, 32-vjeçarja tregon se si trupi i saj humb kontrollin sa herë që sheh meshkuj tërheqës


Një 32-vjeçare vuan nga një çrregullim i rrallë i gjumit, që e bën t’i bjerë të fikët sa herë që shikon një mashkull që e tërheq.

kristy brown (4)

Kristy Brown vuan nga katapleksia, një formë narkolepsie që bën që muskujt e saj të relaksohen sa herë që përballet me emocione të forta, duke përfshirë të qeshurit, të frikësuarit ose të ndjerit të eksituar, raporton “Daily Star”.

Unë mund të përjetoj një sulm të tillë kur dua të zbres shkallët e shtëpisë, sepse janë shumë të larta. Kjo është arsyeja pse po shoh për një shtëpi të re, e cila nuk ka fare shkallë për të ngjitur.

kristy brown (2)

Zemërimi dhe e qeshura ma shkaktojnë këtë dhe unë bashkë me motrat e mia, ose grindemi, ose qeshim pafund, sepse ato janë njerëzit më me humor që njoh.

Kur e dinë që nuk kam mundësi të lëndoj veten, ato më bëjnë të qesh. Kjo gjendje më shkaktohet edhe kur dëgjoj zhurma të forta, si përplasja e një makine për shembull.

kristy brown (5)

Unë nuk kam pasur ndonjë tërheqje të madhe kohët e fundit që të mund të më shkaktonte një sulm tjetër. Kjo në vetvete është diçka e mrekullueshme, por për mua, kthehet në diçka të trishtë, sepse nuk më lejohet të ndjej tërheqjen e fortë ndaj dikujt.

Ka pasur raste kur kam qenë duke debatuar dhe në një moment, kam rënë në tokë duke i dhënë fund zënkës. Kohët e fundit po bëj fizioterapi për kurrizin, sepse herën e fundit që përjetova një sulm, u lëndova keq”.

kristy brown (3)

Një sulm katapleksie mund të jetë i lehtë, aq sa të mos ndjesh muskujt e fytyrës, por edhe ekstrem, si në rastin kur shembesh në tokë.

Kristy-t i ka ndodhur të rrëzohet edhe mbi 50 herë brenda një dite vetëm për shkak të kësaj sëmundjeje.

Kjo gjendje ka pasur një efekt të madh si në jetën e saj personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Megjithatë, një sulm i ka mbetur në mendje, sepse i ndodhi kur pa një djalë shumë tërheqës.

kristy brown (1)

Është e turpshme. Unë isha në dyqan dhe pash një djalë shumë tërheqës. Këmbët e mia filluan të dridheshin dhe u mbështeta tek kushëriri që të mos rrëzohesha në tokë”,- kujtoi Kristy, e cila është edhe nënë e dy fëmijëve.

Ajo e zbuloi për herë të parë se vuante nga kjo gjendje e veçantë kur ishte vetëm 9 vjeç dhe se e kishte atë të trashëguar nga prindërit.

© Panoramaplus.al